Home Aktualiteti Mirënjohje dhe falenderim nga Kisha e Shën Sotirit për dy besimtarë

Mirënjohje dhe falenderim nga Kisha e Shën Sotirit për dy besimtarë

Kisha e Shën Sotirit
At Andrea Zhurka

Mirënjohje dhe falenderim nga Kisha e Shën Sotirit për dy besimtarë, aktivistë dhe bashkpunëtor të palodhur në shërbim. Pa asnjë shpërblim financiar në ndërtimin, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave Kishtare në fshatin Dishnicë, Zt.Spiro Çollaku dhe Zt.Jani Mihallari. Mirënjohja është gjëndja e brëndshme e zemrës, ndërsa falenderimi është shprehja e saj e jashtme. Ajo lind kur njeriu kupton se jeta dhe gjithçka që merr nuk janë thjesht meritë personale por dhurata të Perëndisë. Në traditën Ortodokse, falenderimi nuk është vetëm virtytë moral por mënyrë jetese dhe frut i Kungimit me Zotin.
Mirënjohja është një nga Shenjat më të thella të pjekurisë njerëzore dhe shpirtërore. Mirënjohësi arrin të gjej paqe dhe kuptim edhe në vështirësi sepse e shikon jetën jo si pronë por si dhuratë.Të mbajmë mend gjithmonë një të vërtetë shpirtërore shumë të rëndësishme,mos aftësia për të falenderuar ose harresa e shprehjes së mirënjohjes është një sëmundje shpirtërore. Çfarë na ndalon që ti falenderojmë me fjalë me letër apo duke u shprehur mirënjohjen në mënyrë të drejtpërdrejt.

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version