Debati i fundit mbi mënyrën se si u menaxhua pandemia e Covid 19, pas seancës dëgjimore në Senat të Anthony Fauci, ka përplasur në rrjetet sociale edhe doktorët shqiptarë.
Mjeku Erion Dasho, shkruan se gjatë pandemisë pati mjekë që kundërshtuan mënyrën si po menaxhohej pandemia, duke sugjeruar përmirësimin e protokolleve dhe rishikimin e masave, por edhe mjekë të cilët, sipas tij “ngritën flamurin e të vërtetës”, duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të cilat shkenca mjeksore ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë.
Të mos i japësh mikrofon në dorë dikujt që pretendon se toka është e rrafshët nuk është censurë, por veprim logjik. Po kështu, të mos i japësh mikrofon një mjeku që promovon trajtime të rrezikshme apo që kundërshton trajtime të dobishme, nuk është persekutim, por mbrojtje e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve”, shkruan Dasho.
Mjekut shqiptar, i cili prej vitesh e ushtron profesionin e tij në Gjermani, i është përgjigjur në rrjetet sociale kardiologu i njohur, Edvin Prifti.
Me kete status ke fyer nje komunitet te tere qe nuk ta ka per borxh dhe ke fyer njerezit me shtylle kurrizore qe nuk debatojne ne funksion te interesave personale sic ti mund te jesh nder ta, por te komunitetit. Nje pyetje une kam per ty, kur ti nuk flisje asgje dhe merreshe me telemedicine dhe punoje per ObSh ne shkurt-mars 2020 cila iste arsyeja qe une ne vete te pare fola? Nuk dija une te perllogarisja interesat e mia kur isha ne “piramiden” mjekesore?”, shkruan Prifti.
@NewsIn.Al
