Si sot, më 5 korrik 1946, stilisti francez Louis Rieder I paraqiti publikut në shtëpinë e modës Christian Dior në Paris modelin e ri të rrobave të banjës- bikini.
Emrin ia kishin vënë në nder të ishullit të vockël Bikini (i cili ishte në përbërje të ishujve Marshall), ku pas Luftës së dytë Botërore amerikanët kryen provat bërthamore.
Debutimi në vitin 1946 nuk qe dhe aq i suksesshëm: asnjë nga modelet parisiene nuk donte të dilte në publik me këtë veshje dhe stilisti u detyrua të rekrutojë valltare nga “Moulin Rouge”.
“Shpikja” e re ngjalli shumë zemërim në publik, jo vetëm për shkakun se ishte aq e hapur, por edhe për emërtimin e veshjes, sipas emrit të një ishulli me fat të trishtuar. Njihen raste, madje, sepse po të vishje këto rroba banje “amorale”, mund të të ndalonte policia.
Një moment revolucionar për këtë model u bë dalja në ekran e filmit të regjisorit francez Roger Vadim me pjesëmarrjen e Brixhid Bardo “Dhe zoti krijoi gruan” (1956), ku heroina që shfaqet me bikini dhe u bë për miliona gra një shembull për t’u imituar. Në fillim të viteve ’60, bikini u pikturua tek e dashura e parë e Xhejms Bondit, interpretuar nga Ursula Andres. Burrat mësynë kinematë ku shfaqeshin seria e radhës e “bondiana-s”, “Doktor jo”. Kështu bikini nisi marshin e saj triumfator në plazhet e Francës dhe Spanjës.
Në foto është Louis Reeder, themeluesi i bikinit.
@NewsIn.Al