MOJ E BUKURA UJVARË
#
Valkë e bukur moj, mbi Sinicë
do të vij, dimrit me ngricë
do vishem trashë, si shakull
të sodit, qirinjt me akull
#
Pa do hip, atje lart dë majë
të rrëshqas, si b’akullnajë
do kullumbisem, dë pellgaçkat
pa le të më qullen, plaçkat
do shkoj dë Popoven, përtej
do ndez zjarr, e do ti ndej
#
Valkë, uji, që çuçurit
do vij dë behar, më prit
nga currila të mahnitem
drejt dë shpellë do llokoçitem
#
Dë pellgaçkat ,do bëj banjë
ku shfryn ujët, si shampanjë
aromë, do ti hedh zhumbricë
Val’ e bukura, moj, mbi Sinicë
#
Val’ e bukura, dë rrëzimë
që më deh me shushurimë
ç’më ke hyrë kaq dë gjakt
më i bukuri katarakt
ujë flak, e uj’ rrëshqet
ke natyrën arkitekt
#
Brodha botën anembanë
pash’ ujvara, e shatrivanë
por, ty Vale, të kam të parën
nuk të ndrroj, me Niagarën

Meti Fidani…
@NewsIn.Al