Home Aktualiteti Mori lekë në këmbim të mos vendosjes së gjobës, përjashtohet polici i...

Mori lekë në këmbim të mos vendosjes së gjobës, përjashtohet polici i ‘Rrugores’

Mori lekë në këmbim të mos vendosjes së gjobës, përjashtohet polici i ‘Rrugores’

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar nga rradhët e policisë rrugore pilicin H.M, i cili është shfaqur në një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku kërkonte ryshfet nga një prej drejtuesve të automjeteve për të mos i vendosur gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vajkan ku punonjësi i policisë, në shpërdorim të detyrës i ka kërkuar shumë monetare drejtuesit të mjetit në këmbim të mos-vendosies së gjobës.

Ndaj policit i cili mbante edhe postin e inspektorit, kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm

@NewsIn.Al

Exit mobile version