Thursday, October 30, 2025
spot_img
HomeAktualitetiMos e prek kalin se është i acaruar sot”! Zbardhet dëshmia e...

Mos e prek kalin se është i acaruar sot”! Zbardhet dëshmia e vrasësit në Kalanë e Beratit

Mos e prek kalin se është i acaruar sot”! Zbardhet dëshmia e vrasësit në Kalanë e Beratit

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot!”. Kjo ka qenë shprehja që, sipas burimeve, ndezi debatet mes autorit dhe viktimës në Kalanë e Beratit, duke përfunduar në vrasje.

Burime zyrtare nga DVP Berat bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha), është konfliktuar me Keli Hoxhën, pasi ky i fundit kishte prekur kalin e tij. Sipas dëshmisë së autorit në polici, ai i kishte thënë viktimës të mos e prekte kalin, pasi kafsha ishte e acaruar dhe nuk ndihej mirë.

Mema ka deklaruar se, pas kësaj, viktima e ka sharë dhe e ka ofenduar rëndë, ndërsa në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka goditur disa herë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, ka çuar kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe është fshehur në një nga shpellat e kalasë për t’i shpëtuar policisë.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës kanë deklaruar në polici se konflikti nisi vetëm sepse viktima kishte prekur kalin me dorë. Ata theksojnë se Keli Hoxha nuk e ka sharë apo ofenduar autorin, por është goditur papritur, pasi i kishte thënë vetëm: “S’ka asgjë të keqe.”.

@NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments