Mos harroni!
Për prindërit, ju gjthmonë fëmijë mbeteni!
” Botës do t’i vijë fundi , kur fëmijët të mos kenë më respekt e dashuri për prindërit”…(Balzak)
– Respektoni prindërit tuaj për të gjitha ato rrugë që kanë ecur para jush.
Për të gjitha problemet, pengesat, ngarkesat dhe për çdo gjë që mbanin mbi shpinë për të mos ju rënduar. Për hallet dhe shqetësimet që i mbytnin netëve, pa të zgjuar. Për të gjitha ato beteja që ata luftuan fshehurazi dhe kurrë nuk i ndanë me ty që të mos të lodhnin…
Ndero prindërit me prezencën tënde, me të vërtetën tënde, me kohën tënde.
Me një kafe, me një shëtitje të vogël në kopsht, me pak ndihmë, me një tavolinë të së dielës, me një lojë shah, tavëll a letra…gjithçka ata duan!
Me një “Jam këtu, nënë” të thjeshtë. Me një moment të vogël kujdesi, me një pamje pranimi dhe mirëkuptimi…
Prekni mbi ta kur ndiheni sikur nuk keni mbështetje në jetën tuaj, kur ndjeni se gjithçka po shkon keq, kur ndjeheni vetëm, edhe kur ndiheni të lodhur nga problemet e jetës, por lërini të pushojnë pak mbi ju tani që janë më të rritur dhe ndjehen më të dobët.
Jeta shkon në rrathë, dhe ky rreth vëmendjeje, përkujdesje dhe afeksioni që kthehet, është mënyra më e vërtetë për të thënë “Të dua”.
Fali prindërit për gabimet e tyre, mbaj hapësirë në zemrën tënde për t’i akomoduar, sepse nuk do t’i kesh përgjithmonë dhe do të vijë një ditë koha kur do të të mungojnë dhe do të ndjesh nevojën për t’u kthyer në RRËNJËT e tua. Atyre rrënjëve të para që të dhanë jetë, frymë, dritë. Aty ku je rritur dhe mësuar se çfarë do të thotë të duash dhe të të duan…! &j&

@NewsIn.Al
