Home Aktualiteti Muçi thyen çdo rekord, bëhet lojtari më i paguar i Kombëtares!

Muçi thyen çdo rekord, bëhet lojtari më i paguar i Kombëtares!

Futbollisti nga Pogradeci Ernest Muçi thyen çdo rekord, bëhet lojtari më i paguar i Kombëtares!

Ernest Muçi do të zyrtarizohet përfundimisht te Trabzonspori, pas një sezoni thjesht fantastik në Turqi. Klubi ka vendosur të paguajë shifrën prej 8.5 milionë eurosh te Beshiktashi për kartonin e tij, duke mbyllur një nga operacionet më të bujshme!

25-vjeçari do të përfitojë plot 3.5 milionë euro në vit, duke u bërë zyrtarisht futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare!

Ish-lojtari i Tiranës ka firmosur një kontratë afatgjatë që do ta mbajë lidhur me klubin deri në vitin 2029.

Bashkë me 1 milion euro që kushtoi huazimi fillestar, operacioni kap shifrën e 9.5 milionë eurove në total, duke e kthyer Muçin në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Trabzonsporit!

Muçi kaloi çdo pritshmëri gjatë huazimit të tij, duke fituar besimin maksimal të trajnerit Fatih Teke. Ai shpërtheu me statistika mbresëlënëse:

34 paraqitje
15 gola të shënuar
9 asistime

Me këto shifra, ylli shqiptar po udhëheq Trabzonsporin drejt fitimit të madh të Kupës së Turqisë!

@NewsIn.Al

Exit mobile version