Ndjenje e vrare!
Tashme ti njoh fuqite,
Nuk jane me si te Zgalemit.
Gjithnje prej fluturimeve,
Kthehesh i lodhur i heshtur.
Te kap vetem per krahu,
Te te ndjej kam frike,
Puthjet i ke lene larg,
Ne vendin ku s’ka me dritè.
Te veshtroj me dhimbjen e vjeter,
Vetmia ty te mundon,
Por e gjej nje kohe ujvarè,
Ku mundem vetem te te perqafoj!
Lote emigranti!
Ky qytet ka nje qiell tjeter,
Te ngrysur te vrare,
Lotet e emigrantit nuk shfaqen,
I rremben deti dallgè.
Hapat degjohen asfaltit,
Pershendesin token.
Shpirtin e kane lene larg.
Zemra mban plaget e kohes.
Ky qytet perqafon dhimbjet,
Nenat perhere larg,
Ne shtepite e tyre presin pas porte,
Bijte e ikur emigrantè.
Emigranti krus dashurine,
Ne token e akullt ,ne dheun kallkan,
As vjeshta si lan dot lotet e tij ,
Ne kete qytet tè bukur peralle!
Rakela Zoga – Selanik
@NewsIn.Al

