Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit
Këshilli i Ministrave i mbledhur këtë të mërkurë miratoi vendime dhe projektligje me rëndësi. Kështu Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim. Nga ana tjetër, me firmën e kryeministrit Edi Rama ka ndryshime në qeveri.
Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
-Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
-Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
-Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
-Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
@NewsIn.Al
