Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNdryshimi i vërtetë në shoqëri fillon në shtëpitë tona - le t'i...

Ndryshimi i vërtetë në shoqëri fillon në shtëpitë tona – le t’i mësojmë bijtë dhe bijat tona kuptimin e vërtetë të shoqërisë!

Një ditë, një miku im erdhi në shtëpinë time për kafe,u ulëm dhe biseduam. Në një moment të diskutimit i thashë:
-“Do laj enët dhe do të kthehem”.
Ai më shikoi sikur po i thosha se do ndërtoja një raketë kozmike. Pastaj, më tha me admirim por paksa i zënë ngushtë:
-“Jam i lumtur që ndihmon gruan tënde, unë nuk e ndihmoj sepse kur e bëj, gruaja ime nuk më përgëzon. Javën e kaluar fshiva dyshemenë dhe ajo nuk më tha as faleminderit”.

U ktheva të ulesha me të dhe i shpjegova se nuk e “ndihmova” gruan time. Në fakt, gruaja ime nuk ka nevojë për ndihmë, ajo ka nevojë për një partner.
Unë jam një bashkëpunëtor në shtëpi, nuk jam një “ndihmës” për të bërë punët e shtëpisë.
Unë nuk e ndihmoj gruan time për të pastruar shtëpinë, sepse edhe unë jetoj këtu dhe duhet ta pastroj gjithashtu.
Unë nuk e ndihmoj gruan time të gatuajë sepse edhe unë dua dhe duhet të gatuaj gjithashtu.
Unë nuk e ndihmoj gruan time të lajë enët pasi ushqehemi, sepse edhe unë i përdor këto pjata.
Unë nuk e ndihmoj gruan time për fëmijët, sepse ata janë fëmijët e mi dhe puna ime është të jem edhe prind.
Unë nuk e ndihmoj gruan time të lajë, hapë ose palosë rrobat, sepse rrobat janë të miat dhe të fëmijëve të mi.
Unë nuk jam ndihmës në shtëpi, unë jam pjesë e shtëpisë.

Ndërsa përsa i përket lavdërimeve, unë pyeta mikun tim kur ishte hera e fundit që falënderoi gruan që pastroi shtëpinë, lau rrobat, ndërroi çarçafët, lau fëmijët, gatoi, etj. Dhe dua të them një tip falënderimi: Uau, dashuria ime! Ti je fantastike !!! (që ke pastruar / larë / gatuar / hekurosur / etj)
A ju duket absurde kjo?
A duket e çuditshme? Kur ju, një herë në jetën tuaj, pastruat dyshemenë, prisnit të paktën një çmim përsosmërie me lavdi të madhe … pse?
A nuk e keni menduar ndonjëherë atë?
Ndoshta sepse për ju, kultura maskiliste ka treguar se gjithçka është puna e saj.
Ndoshta ju keni mësuar që e gjithë kjo duhet të bëhet pa pasur nevojë të lëvizni gishtin?
Pastaj, lavdërojeni ashtu siç dëshironi të lavdëroheni, në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet.
Jepini një dorë, silluni si një shoqërues i vërtetë, jo si një vizitor që vjen vetëm për ushqim, gjumë, banjë dhe plotësimin e nevojave…
Ndihuni si në shtëpi.
Në shtëpinë tuaj.

Ndryshimi i vërtetë në shoqëri fillon në shtëpitë tona – le t’i mësojmë bijtë dhe bijat tona kuptimin e vërtetë të shoqërisë!

Pas leximit, me siguri do mendosh më qartë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments