Home Aktualiteti Në tragjedinë ku humën jetën pesë italianët në Maldive, ka edhe ngjarje...

Në tragjedinë ku humën jetën pesë italianët në Maldive, ka edhe ngjarje tjetër.

Në tragjedinë ku humën jetën pesë italianët në Maldive, ka edhe ngjarje tjetër.

Speleo-zhytësit finlandezë që u angazhuan për gjetjen e trupave dhe që u përballën me errësirën e shpellës… kërkuan të mos paguheshin.

Ndaluni një çast dhe mendoni për këtë.

Ata hynë në një nga vendet më të rrezikshme në botë.
Rrezikuan jetën mes rrymave, thellësive dhe errësirës absolute.
Panë nga afër atë që askush nuk do të donte ta shihte kurrë.

Dhe kur gjithçka mbaroi, nuk kërkuan para.

Asgjë.

Në një epokë ku shumë njerëz do të bënin gjithçka për pak vëmendje, ata zgjodhën të ishin diskret.
Në një botë ku pothuajse gjithçka ka një çmim, ata treguan se ende ekzistojnë njerëz që veprojnë vetëm për humanizëm.

Sami Paakkarinen.
Jenni Westerlund.
Patrik Grönqvist.

Tre njerëz na sjellin në kujtesë çfarë do të thotë të kesh ndërgjegje.

Kthimi në shtëpi i pesë italianëve nuk ishte një punë e zakonshme.

Ishte një mision njerëzor.

Ishte t’u jepje familjeve të shkatërruara mundësinë për ti thënë lamtumirë.
Ishte t’u jepje paqe atyre që kishin mbetur pezull mes shpresës dhe dëshpërimit.
Ishte të shndërroje një boshllëk të pafund në një përshëndetje të fundit të mundshme.

Dhe disa gjëra nuk bëhen për para.

Bëhen sepse brenda teje ndien se është gjëja e duhur.

Sot jetojmë të rrethuar nga njerëz që bërtasin, ekspozohen dhe kërkojnë duartrokitje për gjithçka.

Pastaj shfaqen njerëz të tillë.

Njerëz që rrezikojnë gjithçka… dhe nuk kërkojnë asgjë.

Dhe ndoshta reagimi i vetëm i duhur është ky:

të heshtësh.

Dhe të thuash faleminderit.

Faleminderit Sami.
Faleminderit Jenni.
Faleminderit Patrik.

Sepse na kujtuat të gjithëve se humanizmi i vërtetë ende ekziston.

@NewsIn.Al

Exit mobile version