Home Aktualiteti Në turizmin modern nuk mjafton të kesh det, diell dhe peizazhe të...

Në turizmin modern nuk mjafton të kesh det, diell dhe peizazhe të bukura.

Ndërkohë që në Shqipëri vazhdojnë debatet dhe protestat kundër investimeve në turizëm, Greqia po vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një nga destinacionet më tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë.

Sipas një sondazhi të Hospitality Investor, 43% e investitorëve globalë e rendisin Greqinë si zgjedhjen e parë për investime në resorte luksoze me 5 yje, përpara Italisë (29%), Spanjës dhe Francës (14% secila).

Njëkohësisht, 57% e investitorëve po ridrejtojnë aktivisht kapitalin drejt tregjeve si Greqia.

Ky sukses nuk është rastësi. Ai mbështetet në politika afatgjata, siguri juridike, procedura të shpejta për investimet, lidhje të zhvilluara ajrore dhe një klimë që krijon besim te kapitali i huaj.

Mesazhi është i qartë: në turizmin modern nuk mjafton të kesh det, diell dhe peizazhe të bukura.

Investimet shkojnë aty ku ka stabilitet, transparencë, rregulla të qarta dhe besim.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Sfida nuk është t’i bindim të huajt se kemi bukuri natyrore, sepse ato janë të dukshme.

Sfida është të ndërtojmë një klimë ku investitorët seriozë të ndihen të sigurt për të investuar dhe zhvilluar projekte që sjellin punësim, zhvillim ekonomik dhe turizëm cilësor

@NewsIn.Al

Exit mobile version