Home Kulture / Art Nëse diçka na mungon nuk jemi të kënaqur ,as të lumtur…për fat...

Nëse diçka na mungon nuk jemi të kënaqur ,as të lumtur…për fat të keq, vetëm nëse jemi të lumtur mund të shijojmë ato që kemi…

CIKLI i 99 -es !

Dikur, ne nje mbreteri jetonte i lumtur dhe i gezuar nje sherbetor . Ai ishte vete jeta. I argetonte dhe u falte gezim gjithe njerezve qe ndodheshin rrotull tij . Mirepo , mbreti i mbreterise ne fjale, sa vinte dhe nervozohej ,sa nje cast shfaqi dukshem terbimin e tij . I inatosur therret sherbetorin dhe e pyet:
– Ja me thuaj ,si eshte e mundur qe une mbret ,me kaq shume pasuri dhe njerez qe me sherbejne, nuk jam i lumtur dhe ti nje sherbetor qesh dhe gezon ,nga agimi i diellit deri ne perendim te tij?
-Madheri, i thote sherbetori,- nuk kam arsye pse te mos jem i lumtur- Kam nje familje te mire , kam shendetin ,kam miq ,kam dhe nje pune . Mbreti nuk u bind nga pergjigjja dhe kembenguli te mesoje te verteten nga nje plak i mencem oborri .
Plaku i thote- Mbret i dashur ,qe te humbe lumturine duhet te futet ne ciklin e 99-es, atehere ai do te kthehet ne nje njeri mizerie duke humbur gjithcka zoteron ….dhe…. ti do ta zbosh .
-Atehere, i thote mbreti, te lejoj te zbatosh idene tende ….
Plaku i vendos sherbetorit ,tek dera e shtepise nje qese me 99 monedha ari ,as me shume dhe as me pak . Kur sherbetori shkoi te hape deren i zune syte nje qese te mbyllur . Me ate syrin e nje fajtori hyn ne shtepi. E hap dhe therret i cuditur nga ajo qe pa. Filloi t’i numeroje . 99 cope . I numeroi per here te dyte e te trete . Numerimi ishte i sakte 99 monedha . U deshperua ! Pse te mos ishin 100 ! Dita me diten filloi te humbte qetesine, gezimin ,lumturine . Mendonte si te shtonte dhe nje monedhe e ta bente 100. Duhej te punonte shume , te gjente nje pune te dyte , te kursente ,te mos shpenzonte . Filloi te behej grindaman dhe i pangopur . Dhe pse, per nje cop,per nje monedhe te vetme !
Mbreti duke pare mizerjen e tij e zboi nga pallati. Plaku i mencur,deshmitar i gjithckaje, i thote mbretit : – E pate ?- Cikli i 99 -es funksionoi . Ajo eshte nje ideologji qe e kemi te gjithe-

Nese dicka na mungon nuk jemi te kenaqur ,as te lumtur . Dhe per fat te keq, vetem nese jemi te lumtur mund te shijojme ato qe kemi, le te jene dhe pak !

Histori nga JORGE BUCAY (perkthyer shpejt e shpejt )
Ne foto Aktori korcar, KOCO QENDRO, ne rolin e Harpagonit ,komedia Kopraci – Nuk gjeta ilustrim me te bukur se kjo foto historike

Eva Paloka, Selanik

@NewsIn.Al

Exit mobile version