Gjithmonë më eshtë dukur se mënyra e trajtimit dhe menaxhimit të tufës së dhenve, është ajo që nuk na ndahet në çdo hap… dhente, po dhen mbeten, çobenerit lënë gunen, per Ferarin…
Kemboret vazhdojne të bien, por brenda xhamave të errët askush nuk i degjon…

Më vjen në mendje nje fabul popullore e shkruar prej vitesh…
“Nje bari po kalonte me kopene e vet permes nje pylli kur pa nje peme te madhe te mbushur me molle. Vendosi qe me to te ushqente bagetite dhe pasi vuri poshte gunen e tij, hipi ne peme dhe filloi te shkundte…Dhite duke ngrene mollet, ja bene cop gunen bariut. Kur zbriti nga pema dhe pa se cfare kishte ndodhur, bariu thiri i zemeruar;
– O kafshe mosmirenjohese! Ju jepni lesh per rrobat e te tjereve, ndersa mua qe ju ushqej me grisni gunen…”

#Ilir Jano
