Friday, November 14, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNga Moska Vuçiç deklaron: Presidenti i SHBA po bën gjëra të mira...

Nga Moska Vuçiç deklaron: Presidenti i SHBA po bën gjëra të mira për botën

Nga Moska Vuçiç deklaron: Presidenti i SHBA po bën gjëra të mira për botën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, dhe ka folur rreth udhëtimit në SHBA që u detyrua ta ndërpresë për shkak se u ”sëmurë” befasisht.

Vuçiç tha se nuk dëshiron foto me Trumpin, por diskutime, teksa ka premtuar se do t’i nxjerrë disa gjëra më vonë. ”Do të shihni disa gjëra për të cilat as që dua të flas tani”, ka thënë Vuçiç.

Ai përmendi një takim që pati me Trump gjatë mandatit të parë. ”Kam pasur biseda me të në Zyrën Ovale. Nuk më interesojnë fotot, më interesojnë se çfarë mund të bëj për njerëzit tanë. Unë e respektoj presidentin amerikan, besoj se ai po bën shumë gjëra të mira për botën”.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments