Home Aktualiteti NIKOLLË LESI/ Studentët të krijojnë parti politike, sistemi shembet vetëm me votë!

NIKOLLË LESI/ Studentët të krijojnë parti politike, sistemi shembet vetëm me votë!

NIKOLLË LESI/ Studentët të krijojnë parti politike, sistemi shembet vetëm me votë!
***
Botuesi i gazetës historike “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë parti politike dhe ta mundin pushtetin me votë. Ai tha se në shumë kërkesa protestuesit kanë të drejtë, por nuk mund ta shembin sistemin jashtë procesit zgjedhor.

“Kjo protestë që filloi me flamingot dhe vazhdoi e dhunshme, ndryshon nga kjo e Italisë, Francës, Belgjikës, pasi ato janë kërkesa ekonomike, kurse këtu kanë kërkesa politike. Duan sistem të ri politik, largimin e Ramës dhe Berishës. Por sipas meje, i kam pyetur protestuesit në podcastin “Koha Jonë Debat”, pse nuk krijoni parti të futeni në sistemin politik. Lëvizja e studentëve në Serbi do të jenë përballë Vuçiç përshembull. Këta duhet të krijojnë grup politik, lëvizje politike, sistemin e fiton me votë.

Këta sipas meje, atje ka konglomerat që kanë të drejtë në shumicën e gjërave, kanë kushte dhe jetesë të vështirë. Nëse duan të ndryshojnë sistemin, duhet të shkojnë në lëvizje dhe program politik. Vetëm me votë merret pushteti sot në Evropë dhe në Amerikë, ngulmoi botuesi dhe gazetari Nikollë Lesi…

@NewdIn.Al

Exit mobile version