Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave të Durrësit ku u përplasën mes tyre 4 automjete.
Në spital janë dërguar 10 persona, mes tyre edhe një grua 61-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia dhe spitali i Durrësit bëjnë të ditur se mes të plagosurve janë dhe 3 fëmijë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.
