Një ditë para protestës, Gjiknuri thotë se P.S fiton 55 bashki…
Sipas një sondazhi në Çani vetëm 29% e të anketuarve deklarojnë pjesëmarrjen në protestë.
Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se Partia Socialiste synon të marrë 45-55 bashki në zgjedhje lokale në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas tij, PS pritet të ruajë të njëjtën përqindje votash si në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, çka siç tha e bën PS forcë të parë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Për ne është e rëndësishme është të jemi parti e parë, nuk do zgjerohet PS pa limit, e rëndësishme është të dominosh jetën politike. Me 48 për qind të votave, PS do jetë parti e parë në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Gjiknuri.
Nesër është protesta e madhe e Berishës dhe sipas sondazhit të pasqyruar sot në Çani, 60% nuk do marrin pjesë dhe 11% janë në mëdyshje.
@NewsIn.Al

