KreuAktualitetiNjë lajm, dy koncepte të ndryshme në tituj! Sekuestro apo konfiskim?

Një lajm, dy koncepte të ndryshme në tituj! Sekuestro apo konfiskim?

Një lajm, dy koncepte të ndryshme në tituj!
Sekuestro apo konfiskim?
Kohët e fundit në tituj lajmesh luhet shumë me këto terma ndërkoh që edhe ata që i përcjellin nuk janë të përgjegjshëm, ndërgjegjshëm, mirë informuar në informacionet që japin.
1 – Sekuestro do të thotë – bllokohet, i vënë kyçin biznesit, aseteve, llogarive dhe nuk mund ti përdorin për shitblerje, tjetërsim, zhdukje, transferim ose diçka tjetër deri në përfundim të vendimit të gjykatës. Kryesisht vendoset para dhe gjatë hetimeve deri në vendimin përfundimtar të drejtësisë në gjykatë.
2 – Konfiskim do të thotë gjykata jep vendimin e prerë e të patjetërsueshëm për ndryshimin e pronësisë së kontigjentit kriminal, të akuzuarit, të dënuarit, ndëshkuarit e ligjit duke e kthyer në pronësi dhe interesit publik.
Lajme të tilla për sekuestro konfiskim kanë mbushur gazetat e portalet duke ngatërruar publikun e gjorë që nuk ka idenë e këtyre fjalëve.
Ky rast është keqinformim i publikut që buron nga padija, injoranca e gazetarëve apo një lojë e qëllimshme e portaleve, pronarëve të tyre nën shërbimin e tutorëve të tyre politik në pd, ps, lesheli shpk kundër drejtësisë dhe interesit publik?
Çfarë është konkretisht në këtë rast flagrant dizinformimi?
Gabim shpejtësie apo i qëllimshëm?
Nuk është disa raste sporadike, por që ndiqet prej muajsh e vitesh. Në mediat e opozitës bëhet fjalë për sekuestro në media të tjera për konfiskim.
Dokumentat, shkresat gjyqësore çfarë përmendin?
Përse nuk përdorin paragrafin e shkresave zyrtare në gjykata, por i përcjellin sipas qefit dhe oreksit portalet e analëve pushtokrat?
Cila nga këto media mashtron pjesërisht dhe cila përcjell lajmin siç duhet?
Lind pyetja nëse gazetarët e kronikave dinë të lexojnë dokumentet e prokurorisë/gjykatave në dokumentacionet përkatëse apo është një lëvizje e qëllimshme e medias, analëve të pushtokracisë pd, ps, lesheli që të trullosin publikun me qëllim mos të besojnë se do bëhet drejtësi?
Sa më pak shpresë te publiku për drejtësi aq më të fituar janë krimi!
Prandaj kjo është shpresa e tyre e fundit në çoroditjen e opinionit publik duke përcjellë lajme të rreme se pronat do i marrin sërish dhe nuk ka zot tu’a marri asetet e krimit tridhjetvjeçar.
Ne u themi se, – I keni bërë lajmet dhe hesapet në këto dekada pa hanxhinë.
Kujdes bek se ka hendek. Kokës suaj ja keni bërë deri më sot. Kurrsesi jo Neve!
Lista e emrave, bizneseve, llogarive, krimeve, fakteve, provave ka zbarkuar nga matanë oqeanit, kurse ju jeni akoma në Mohim.
Dëm kokës i bëni askujt tjetër.
Prandaj filloni vetinformohuni dhe pastaj mund të informoni publikun e përmjerë që i merr kallup pa analizuar se çfarë lexon e çfarë kupton.
Kujdes herës tjetër me terminologjitë juridike se kështu bëni ju, gjoja lapsuse e pastaj thoni hë mo se gabim ishte.
Iku koha që kalonin lapsuset vetëm me një dekllaratë për shtyp. Do mbani përgjegjsi për çdo që thoni e bëni në gjyq. Ky është stili amerikon që lini kokën, si në ato fillmat e hollivud-it, kur u thonë para se ti arrestojnë; Mos, fol, gjithçka që thua do përdoret kundra teje në gjyq!
Mos harroni!
Prangat ju presin pa merak. Triniteti i artë burg, sekuesstro, konfiskim. Asnjë lëshim!
Mediat pozitë opozitë bëni festë me keqpërdirimin e shkresave zyrtare plr interes personalopartiak, kokën tuaj do hani në fund. Të dyja palët jeni në rrugë të gabuar!!

 

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit