Vrasja e policit në zonën e Lozhanit, Maliq…kush është autori
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.
Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, shtetasi Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosu është Edison Adri. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe personi i shpallur në kërkim, i cili është ndalur.
Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Lozhanit për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv dhe duke plagosur një tjetër.
Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Lozhanit, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen. Një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore.
Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë.
Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë gjatë natës, rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.
Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.
@NewsIn.Al
