NJË POPULL PA KUJTESË HISTORIKE SHUHET!
Një popull që harron, që nuk dënon shkaktarët e çdo tragjedie, që ul kokën dhe thotë për çdo gjë “ç’më duhet mua”, është i destinuar të jetojë i nënshtruar, i vjedhur, i grabitur, pa gojë, pa sy, pa veshë…
Sot është 2 prill, dita kur regjimi komunist para 35 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë kriminale, duke vrarë barbarisht katër të rinj shkodranë, pa asnjë faj, pa asnjë arsye…
Plumbat që nuk morën jetë më 20 shkurt, kriminelët i derdhën pa mëshirë mbi protestuesit shkodranë!

Pushtet i mbajtur me gjak
I vetmi faj i tyre ishte “DEMOKRACIA”, ëndrra rinore që kishte kohë që kërkonte frymë. Vetëm kaq, donin heronjtë shkodranë dhe bashkë me ta, të gjithë ne që jetonim me idealet e pastra të atyre viteve!
Por, gjithmonë ka një “por”…
Ne nuk prisnim që komunizmi të dënonte pjellat e vet të krimit, jo, por kjo nuk ndodhi edhe kur pushteti i 2 prillit rra…
Dënimet u harruan…pushteti i “2 prillit” shumë shpejt u zëvendësua me atë të “1 prillit”!
Kush karrigen pushtoi, demokracinë harroi…kështu jemi dhe sot, të njëjtët:
“Karrigexhinjtë milionerë dhe kalander… idealistët, të varfër por me nder”!
Të përulemi me mirënjohje sot për dëshmorët e demokracisë!
Ilir Jano – Korçë
@NewsIn.Al
