Është pa dyshim një histori suksesi e studentëve dhe stafit akademik të Universitetit Fan.S.Noli në Korçë.
“Veprimtaria Vjetore e Sportit Universitar për vitin 2022”-Një tablo e plotë e pjesëmarrjeve dhe fitoreve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare në disiplina të tilla, si: volejboll, handboll, tenis, basketboll etj. u prezantua në një takim të veçantë në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.
Në përshëndetjen e tij zv.rektori Artur Adili, përgëzoi gjithë studentet dhe studentët, të cilët paralel me studimet morën pjesë dhe nderuan me rezultatet e tyre në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit.
Dekania e fakultetit Jonela Spaho i uroi studentët dhe pedagogët duke i përshëndetur dhe në emrin e rektorit Dhimitri Bello.
Të pranishëm ishin drejtues të Universitetit, pedagogë e studentë, si dhe prefekti i Qarkut, z. Nertil Jole, i cili në fjalën e tij përshëndeti arritjet e studentëve, duke ju uruar Festat e fundvitit dhe suksese në vazhdimësi!
@NewsIn.Al