Home Aktualiteti NOBELISTI JORGOS SEFERIS, PËR MALET QË RRETHOJNË KORÇËN/ Ilia V. Ballauri

NOBELISTI JORGOS SEFERIS, PËR MALET QË RRETHOJNË KORÇËN/ Ilia V. Ballauri

Screenshot

MËNGJES I BUKUR VJESHTE.
NOBELISTI JORGOS SEFERIS, PËR MALET QË RRETHOJNË KORÇËN

Ja ku më pëlqekan,
në fund të fundit,
këto male me këtë ndriçim,
këto male me lëkurë të rrudhosur,
të rrudhosur, si barku i elefandit,
kur sytë prej viteve i ngushtohen.

Ja ku më pëlqekan,
këto plepa, që nuk janë dhe shumë,
që qëndrojnë duke ngritur supet,
brenda diellit.
Gegët shtatgjatë dhe,
toskët trupshkurtër,
në verë me drapërinj dhe
dimrit me sopata,
e njëjta gjë,
përsëri dhe përsëri,
e njëjta lëvizje e të njëjtëve trupa
… …
Ja ku më pëlqekan, në fund të fundit,
këto male,
ja kështu, siç janë të shtëllungosura.
Ja ku më pëlqeka kjo tufë malesh,
rreth meje të mplakura,
me lloj lloj rrudhash.
Më thoni,
a mendoi ndokush që,
të lexojë fatin e një mali në vijat e tij,
ashtu si lexohet fati i njeriut,
në vijat e pëllëmbës së dorës,
më thoni?

 Korçë 1937

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga: Nga krijimtaria e nobelistit J. Seferi në Korçë (Esè)
Bot. Kotti Korçë 2018

@NewsIn.Al

Exit mobile version