“Nuk e firmosa unë!”/ Veliaj befason me LËVIZJEN surprizë nga burgu…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës për “falsifikim të dokumenteve gjyqësore”.
Kallëzimi i Veliajt lidhet me një njoftim vendimi gjyqësor, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Erion Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.
Në kallëzimin e tij Veliaj prertendon se nënshkrimi nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Erion Veliaj ndodhet i paraburgosur.
Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm
@NewsIn.Al
