Home Aktualiteti Ogerta Manastirliu rinis fushatën për Tiranën? Sfidon Veliajn dhe Braçen për karrigen...

Ogerta Manastirliu rinis fushatën për Tiranën? Sfidon Veliajn dhe Braçen për karrigen e bashkisë

Screenshot

Përmes një takimi të zhvilluar sot në kryeqytet, Ogerta Manastirliu ka rinisur zbarkimin në terren, duke shprehur qartë vullnetin e kryeministrit Edi Rama për drejtimin e Tiranës.
Në fokus të nisjes së këtij aksioni të ri ishte vizita e saj në familjen Nurçe, ku Manastirliu u shpreh se ishte “Me dibranë të Tiranës, që e dinë mirë ç’do të thotë dera e hapur dhe mikpritja. Në familjen Nurçe, për të biseduar nga afër, për familjen, lagjen dhe përditshmërinë e tyre. Për punët e kryera dhe për disa kërkesa të drejta që i dëgjova, për t’u rikthyer së shpejti me përgjigje”.
Ky aktivizim i drejtpërdrejtë vjen në një moment specifik politik brenda kampit të shumicës. Plani i Edi Ramës që Tiranën t’a drejtojë Manastirliu ka qenë i shpallur që pas arrestimit të Erion Veliajt, me Manastirliun që ka qëndruar përherë pranë kryeministrit. Pavarësisht se zgjedhjet e parakohshme u anuluan, angazhimi i saj në terren ka mbetur konstant.
Nga ana tjetër, sfondi politik brenda Partisë Socialiste është karakterizuar nga zhvillime paralele. Deputeti Erjon Braçe ka shpallur hapur ambicien e tij për të kandiduar në emër të PS-së për Tiranën dhe ka kërkuar publikisht zhvillimin e primareve brenda partisë për zgjedhjen e kandidatit. Megjithatë, kryeministri Edi Rama kurrë nuk i ka komentuar deklaratat apo pretendimet e Braçes, duke vijuar të rikonfirmojë me veprime planin e tij politik me Manastirliun në krye të punëve të Tiranës.

@NewsIn.Al

Exit mobile version