Wednesday, October 14, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtOlsa Pema_"Për gjithë mësuesit pasionantë, ta gëzojnë festën! Përherë në zemrat tona...

Olsa Pema_”Për gjithë mësuesit pasionantë, ta gëzojnë festën! Përherë në zemrat tona kujtimi i mësuesve që nuk janë midis nesh”!

Për gjithë mësuesit pasionantë, ta gëzojnë festën! Përherë në zemrat tona kujtimi i mësuesve që nuk janë midis nesh!

Sot është 7 Mars! Një ditë simbolike për të reflektuar e kthyer kokën pas në plejada mësuesish, shumë prej të cilëve kanë dhënë, së bashku me dijen, edhe shpirtin e artin e tyre plot individualitet e vërtetësi, duke lënë gjurmë në zemrat e ish-nxënësve ndër breza. Teksa dhanë frymën për ndriçimin e ndërgjegjes qytetare, ata nuk përfituan materialisht asgjë përveç pluhurit të shkumësit, por fituan shumë shpirtërisht – mirënjohjen tonë dhe fisnikërinë si vlerë! Na mësuan të jemi të vërtetë, plot vullnet, të jetojmë bukur përmes punës dhe vlerave, të ndërtojmë çdo ditë me këmbëngulje, të japim dije e dashuri pa pritur asgjë në këmbim! Kjo është mësimdhënia e vërtetë, është komunikim human i shkencës, shpirtëzim i saj, është ndikim mbi mënyrën e të menduarit të tjetrit për një këndvështrim të ri, është ngritje në art e dijes, është dritë që ti ndez tek vetëdija e nxënësit për të ecur në jetë… prandaj nuk është e lehtë të jesh në thelb MËSUES dhe më vjen keq që në ditët e sotme kuptimi për të ka devijuar në forma të sipërfaqshme.
Pikërisht ky nocion i 7 Marsit nuk dua të zbehet! Kjo është festa e tyre sado kohët të ndryshojnë!
Për gjithë mësuesit pasionantë, ta gëzojnë festën! Përherë në zemrat tona kujtimi i mësuesve që nuk janë midis nesh!

Olsa Pema- Pedagoge në Universitetin Fan. S.Noli Korçë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments