Oltion Dauti, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Kavajë që u dhunua nga punëtori.
Personi në foto është Oltion Dautii, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Kavajë. Ky i fundit u dhunua nga punonjësi i tij, Altin Allajbej. Punëtori përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.
Shkak i sherrit mes Dautit dhe Allajbejajt ka qenë për shkak se drejtuesi i UKK ka vendosur të heqë nga punë punonjësin Allajbejaj, për këtë, ky i fundit ka vepruar duke dhunuar dhe kërcënuar drejtorin. Allajbeaj është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të metejshme.
@NewsIn.Al