Home Aktualiteti PAICAP Të shohesh një pikturë të rilindjes italiane në Manchester/ Armand...

PAICAP Të shohesh një pikturë të rilindjes italiane në Manchester/ Armand Zoga

Screenshot

PAICAP

Të shohesh një pikturë të rilindjes italiane në Manchester , duket një mision i pamundur. Megjithatë, kjo që kisha përpara meje në këtë muze koleksionesh, ishte një përjashtim i këndshëm. Një vepër e rilindjes italiane, ndoshta e shkollës sieneze. Më kishte përthithur aq shumë ajo pikturë dhe vetëm prekja elegante për të leshuar pak vend për të tjerët , më beri të kuptoja se ku isha. Ciceroni i muzeut, një ekspert i njohur arti, po i spjegonte një meso burri të veshur me një elegancë që binte në sy nga kostumi i zi me një spillë të artë akacjeje, bombeta klasike në kokë dhe një bastun me simbole që nuk po e kuptoja nëse ishte pjesë e veshjes apo i shërbente për tu mbështetur.
Kjo është madhështore, jo vetëm nga përmasat, por ka diçka të veçantë , të paspjegueshme që të bën të rikthehesh sërisht tek ajo – pëshpërita unë.
Burri me kostumin e zi, nuk tha asgjë për disa minuta. Ai po vështronte me vëmendje gjashtë gërmat ne cepin e pikturës që dukeshin si firmë. * PAICAP.
Nën dritën që përshkonte hapësirën, spilla vezulloi për një çast si blic.Eksperti e vuri re, nuk i bëri asnjë pyetje. Ai i njihte njerëzit që nuk kishin nevojë të tregonin se kush ishin.
Çfarë është? – pyeti mesoburri. Eksperti nuk u përgjigj menjëherë. Ai njihej për aftësinë e tij të veçantë për të dalluar një vepër arti rreale nga një riprodhim. Kishte ekzaminuar qindra piktura, kishte dalluar riprodhime që kishin mashtruar edhe koleksionistë të mëdhenj.
Gjashtë shkronja – u përgjigj ai serioz.
Këtë e shoh edhe unë- replikoi mesoburri – por çfarë fshihet pas tyre.
Ju po shihni shkronja – filloi të spjegojë eksperti – ndërsa unë një udhëtim.
P – Passion! Pasioni, sepse asnje vepër arti nuk lind pa pasionin, pa dëshirën që dora të prekë penelin, të trazojë ngjyrat duke i shndërruar ato nga zjarri që autori ka brenda shpirtit të tij, në tablonë që cejcili e kupton në bazë të zjarrit që ndizet brenda tij.
Pasioni është zjarri i parë. Pa të, arti është vetëm teknikë.
A- Art! Pasioni fillon të krijojë art, por jo menjëherë. Ai duhet të gjejë gjuhën që i përshtatet,për ta përcjellë artin të bota që e rrethon.
Burri elegant, nuk lëvizi. Veç dega e vogël e akacies sikur levizi në jakën e xhketës së tij.
I – Imagination – vazhdoi eksperti. Imagjinata është pika ku fillon ndarja midis asaj që ekziston dhe asaj që artisti do që të ekzistojë. Para se kjo pikturë të ekzistonte, ajo u krijua në imagjinatën e artistit — spjegonte eksperti. Ajo është ura lidhëse midis së dukshmes dhe të padukshmes.
C – Creation! Krijimi! Kjo është pjesa ku ideja tropëzohet. Ajo që ishte vetëm një ide tani fillon të materializohet. Ngjyra bëhet dritë, druri bëhet formë – tha ai duke prekur lehtë kornizën, dhe fjala histori.
Arti është ai që ne shohim përtej asaj që duket – replikoi burri duke mbajtur bastunin me dy duar.
Arti është proçesi që nuk shihet – vazhdoi replikëm eksperti.
A – Authenticity! Autenticiteti është shumë i rëndësishëm, sepse një vepër mund të jetë e bukur, mund të të bëjë të rikthehesh tek ajo dhe përsëri të jetë një gënjeshtër…
Mund të kopjosh dorën e mjeshtrit mund të kopjosh ngjyrat, mund të kopjosh stilin, mund të krijosh një histori rreth veprës, por nuk mund të kopjosh plotësisht shpirtin e krijuesit.
Pra, të jesh ajo çfarë në thelb je edhe kur askush nuk të sheh. – rreagoi burri me simbolet në bastun.
P- Permanence! Përjetësia
Passion,Art,Imagination, Creation, Authenticitz, Permanence.
Jo thjeshtë një cikël , por një ngjitje nga pasioni tek përjetësia.
Dhe kur artisti vdes , çfarë mbetet- replikoi mesoburri
Gjithonë diçka ngelet, edhe nëse vepra *zhduket* në koleksione të fshehura, mbetet kujtimi i saj si një kujtesë për autorin.
Dhe një ditë dikush do ta rizbulojë – buzëqeshi eksperti.
Burri me akacien e artë, tashmë gjashtë gërmat nuk i shikonte si shkronja por si një rrugë të gjatë.
P-A-I-C-A-P
Pikërisht kur dukej se eksperti kishte përfunduar spjegimin, ai ngriti thuprën treguese që mbante në dorë dhe e drejtoi tek cepi i kornizës prej druri.
Ka edhe diçka tjetër – shtoi ai.
Mesoburri u afrua. Aty ishte gdhendur përsëri PAICAP.
Edhe këtu?! – pyeti ai i befasuar.
Po, dhe jo rastësisht – sqaroi eksperti
Kush e ka gdhendur?!
Icilio Federico Joni – u përgjigj eksperti.
Për një çast pasoi heshtja.
Riprodhuesi falsifikator?!
Një nga më të famshit – pohoi eksperti – Joni krijonte vepra që i paraqiste si të vjetra dhe kishte një huq të veçantë. Shpeshi firmoste PAICAP.
Dhe cili është kuptimi i akronimit? – pyeti burri me kërshëri.
Eksperti mori frymë thellë dhe artikuloi
Per Andare In Culo Al Prosimo.
Burri me akacien e florinjtë heshti për pak sekonda e më pas shtoi…
Pra kjo vepër është një falsifikim?!
Eksperti buzëqeshi.- Kuptimi i PAICAP që ju spjegova më sipër nuk është domethënia të ciliën Joni donte të shprehte. Këtë e sqaron ai vete në autobiografinë e tij. Ky spjegim është i imi.
Burri po shikonte me vëmendje akronimin.
Atëhere cili do të ishte kuptimi i vërtetë i akronimit – replikoi ai.
Ai që Joni fshehu, tha eksperti duke prekur germat në kornizë, dhe ai që ne i dhamë sot.
Të dya… – tha burri me bastun, mendueshëm.
Po, të dyja. Varet nga qëllimi dhe këndvështrimi.
Drita e ndriçuesit reflektoi edhe njëherë si blic akacien në xhaketë.
Tashmë është shumë e qartë. Simbolet nuk kanë vetëm një kuptim por më shumë. E çfarë rëndësie ka nëse vepra është një riprodhim kur në të endet shpirti i riprodhuesit dhe të bën ta shohësh dhe rishohësh atë? – rreflektoi gjatë burri me kostumin e zi, akacien e artë dhe simbolet në bastun.
PAICAP… Pasioni që ndez, arti që shpreh,imagjinata që hap portat, krijimi që mishëron, autenticiteti që ruan shpirtin dhe perjetësia që kujdeset për krijuesin.
Por në errësirën e dritave të mbyllura, gjashtë shkronjat vazhdonin të runin sekretin nga sytë kalimtarë. Një krijues *falsifikator* kishte lënë një shaka brenda një gënjeshtre, dhe shumë vitë më pas, dikush kishte guxuar ta kthente të njëjtë shaka në filozofi.
Ndoshta ky ishte sekreti i PAICAP.
E vërteta mund të fshihet brenda një simboli, por vetëm ai që kërkon më thellë mund ta gjejë sërisht.

Armand Zoga
Manchester 19/09/6026

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version