Home Aktualiteti PAMJE DRAMATIKE! Betonierja bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut dhe zë poshtë një...

PAMJE DRAMATIKE! Betonierja bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut dhe zë poshtë një veturë tjetër…

Screenshot

Pamje dramatike raportohen në këto momente nga rrethrrotullimi i TEG në Unazën e Madhe, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, ku dyshohet se ka edhe viktima.

Si pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Një betoniere është përmbysur në autostradë, ndërsa një mjet tjetër është shkatërruar plotësisht.

Ngjarja e rëndë rrugore ka ndodhur vetëm pak momente më parë dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje.

Me aq sa mund të kuptohet, betonierja ka çarë rrethimin e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në koristë e autostradës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas.

@NewsIn.Al

 

Exit mobile version