Home Kulture / Art Paradoksi i krokodilit. Ky është një nga paradokset më të vjetër...

Paradoksi i krokodilit. Ky është një nga paradokset më të vjetër në histori dhe i atribuohet Diogenes Laertius:

Paradoksi i krokodilit.

Ky është një nga paradokset më të vjetër në histori dhe i atribuohet Diogenes Laertius:

Një ditë një krokodil rrëmbeu një fëmijë dhe nëna e dëshpëruar iu lut që t’ia kthente. Krokodili u përgjigj se do t’ia kthente fëmijën vetëm nëse ajo do të mund të gjente se ç’kishte ndërmend të bënte me atë fëmijë, përndryshe ai do ta gllabëronte.

Nëna e tmerruar iu përgjigj: “Mjerisht ti do ta hash!”
Në këtë moment krokodili nuk dinte çfarë të bënte: nëse ai vërtetë nuk kishte ndërmend ta hante fëmijën, nëna e tij i binte të kishte bërë një hamendësim të gabuar dhe për këtë arsye krokodilit do t’i duhej ta hante fëmijën, por duke e ngrënë hamendësimi i nënës do të bëhej i vërtetë dhe për këtë arsye do t’i duhej të kthente fëmijën.

Hall i madh…

Exit mobile version