Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiParaja mbi çdo gjë...!? Çfarë mendonin Onassis, Picasso dhe Ajnshtajni për paratë?

Paraja mbi çdo gjë…!? Çfarë mendonin Onassis, Picasso dhe Ajnshtajni për paratë?

Para, para, para. 

Pothuajse çdo gjë në jetë bëhet për atë. Kështu kemi mësuarl…jemi ushqyer në një shoqëri ku paraja luan një rol të rëndësishëm. Nga mbijetesa jonë në kënaqësinë tonë.

Por, në të vërtetë, çfarë mendonin disa nga personalitetet e mëdha të botës? Cila ishte marrëdhënia e tyre me paratë dhe sa mendonin se kjo na ndryshoi jetën? Nga Aristotle Onassis dhe Pablo Picasso te Albert Einstein dhe Oscar Wilde, më poshtë do të lexoni disa thënie që do t’ju bëjnë të rimendoni gjithçka që mendoni për paratë.

Albert Einstein

“Gjëja më e vështirë në botë është të kuptosh se si funksionon tatimi mbi të ardhurat.”

Aristoteli Onasis

“Të gjitha paratë në botë nuk do të kishin as më të voglin kuptim nëse nuk do të ishin femrat”.

Donald Trump

“Paratë nuk kanë qenë kurrë motiv për mua, vetëm për të parë se kush fiton. Pjesa emocionuese është të luash lojën.”

Edith Wharton

“E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë është të kesh shumë prej tyre.”

Xhorxh Karlin

“Shumica e njerëzve punojnë mjaftueshëm për të mos pushuar nga puna dhe paguhen mjaftueshëm sa për të mos hequr dorë.”

Gertrude Stein

“Ajo që e ndan njeriun nga kafshët është paraja”.

Henny Youngman

“Çfarë dobie ka lumturia? Nuk mund të blesh para me të”.

John D. Rockefeller

“Blini kur ka gjak në rrugë, për të fituar para”.

Mark Twain

“Mungesa e parave është rrënja e të gjitha të këqijave.”

Nelson Mandela

“Paraja nuk krijon sukses, e bën liria për të fituar para”.

Ogden Nash

“Sigurisht që ka gjëra në jetë që paratë nuk i blejnë dot, por, është e çuditshme, a ka provuar ndonjëherë dikush t’i blejë pa para?

Oscar Wilde

“Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në botë. Tani që jam rritur, u sigurova”

Pablo Pikaso

“Dua të jetoj si një i varfër me shumë para”.

Tennessee Williams

“Mund të jesh i ri dhe të mos kesh para, por nuk mund të jesh i moshuar pa to”.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments