Home Aktualiteti Partia Socialiste – Deklaratë për shtyp

Partia Socialiste – Deklaratë për shtyp

PARTIA SOCIALISTE

Deklaratë për Shtyp

Është i shëmtuar qëndrimi i vazhdueshëm i degës së Partisë Demokratike Korçë, me deklarata qesharake dhe të paverteta, të cilat hedhin baltë politike mbi çdo gjë dhe këdo që mundet.

  • I bëjmë thirrje çdo banori të Korçës se deklarata të tilla, synojnë vetëm të përhapin tymnaja të shëmtuara, që burojnë nga dëshpërimi i humbjes së radhës dhe mungesa e alternativave dhe ideve për të merituar votën.
    Të kapur nga ethet e fushatës, në mungesë të plotë të alternativës, Partia Demokratike vazhdon të merret me trillime, manipulime dhe gënjeshtra, revanshin e shpifjeve bajate me qëllimin e vetëm për ta kthyer Korçën prapa.
    Inkurajojmë Partinë Demokratike, të denoncojë me fakte dhe të mbajnë parasysh përgjegjësitë penale për denoncim të rrëme, pasi Partia Socialiste angazhohet se do të çojë para drejtësisë të gjithë ata që shpifin dhe akuzojnë pa asnjë bazë.
    Partia Socialiste siguron të gjithë banorët se do të respektojë çdo kërkesë ligjore që buron nga kodi zgjedhor dhe legjislacioni shqiptar.
    Në historinë politike të Shqipërisë Partia Socialiste dhe institucionet e drejtuara prej saj, nuk kanë përdorur asnjhëherë manipulimin.
    Projektet që janë zbatuar dhe po zbatohen në Korçë në qytet dhe fshat, kanë përmirësuar në këto vite, jo vetëm infrastukturën por edhe cilesinë e jetës së banoreve dhe kanë ndikuar ndjeshëm ne zhvillimin ekonomik.
    Falë këtyre projekteve, Korça sot është qyteti model në Shqipëri dhe destinacioni më i preferuar i vizitorëve vendas edhe të huaj.
    Kjo është e vërteta e pamohueshme dhe e pandryshueshme nga asnjë deklarate balte me prapaskenë politike.
    Korça është modeli i zhvillimit urban dhe qytetarisë ndaj nuk mund të ndotet kurrë nga deklarata qesharake humbësish.
    Korçarët edhe në këto zgjedhje do të tregojnë mençurinë e tyre për të qëndruar në krahun e punës dhe të vërtetës.
Exit mobile version