Wednesday, January 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPas kallzimit të Lapajt, Agron Shehaj DËNOHET nga Gjykata e Posaçme

Pas kallzimit të Lapajt, Agron Shehaj DËNOHET nga Gjykata e Posaçme

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për veprën penale të “fyerjes”.

Sipas vendimit të gjykatës, Shehaj është shpallur fajtor dhe është detyruar të paguajë një gjobë prej 3 milionë lekësh të vjetra e cila përfshin shpenzimet e procesit gjyqësor.

Çështja nisi pas një padie të depozituar nga Adriatik Lapaj, i cili e akuzoi Shehajn për shpifje, lidhur me deklarata publike ku pretendoheshin lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Nga ana e tij, Adriatik Lapaj i ka mohuar akuzat, ndersa Gjykata pas shqyrtimit të çështjes, vendosi dënimin e Shehajt për fyerje, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor në shkallën e parë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments