Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPasi e quajtën Hero dhe të burgosur politik, tashmë Flamur Noka: Zoti...

Pasi e quajtën Hero dhe të burgosur politik, tashmë Flamur Noka: Zoti Salianji nuk ekziston më…

Sherri brenda PD-së/ Flamur Noka: Zoti Salianji nuk ekziston më…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka përsëritur qëndrimin lidhur me ish-deputetin Ervin Salianji, duke theksuar se ai nuk është më pjesë e strukturave të partisë, pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ky i fundit në disa qytete të vendit.

Noka u shpreh se Salianji nuk ekziston më në qarqet drejtuese apo politike të Partisë Demokratike.

Zoti Salianji nuk ekziston në këto qarqe që flasim ne. Ai është ish-deputet, ish-aktivist i PD-së, në punë të vetë”, deklaroi Noka.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

Ai mund të jetë në partinë tuaj, por jo në PD. E kemi deklaruar: ai është i vetëpërjashtuar nga PD, pasi ka bashkëpunuar me krimin”, tha Noka.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments