Home Aktualiteti Për arsye sigurie/ Rama zhvendos vendin e takimit me ministrat, çfarë po...

Për arsye sigurie/ Rama zhvendos vendin e takimit me ministrat, çfarë po ndodh?!

Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Burime të PS për “Top Channel”, bëjnë me dije se takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.

E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.

@NewsIn.Al

Exit mobile version