Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPërfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në...

Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës

Ka përfunduar pas rreth 4 orësh e 30 minutash takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive në rang qarku, si dhe me drejtuesit e bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur diskutime të ndryshme mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive.

Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara.

Reforma do të vijojë përpara, përmes konsultimeve të nevojshme me bashkitë, komunitetet dhe të gjithë aktorët e përfshirë, me synimin për të ndërtuar një organizim vendor më funksional, më efikas dhe më pranë qytetarëve.

Sipas burimeve, diskutime ka pasur me të gjithë kryetarët e bashkive të pranishëm.

Në takim kanë qenë:

  1. Kryetarja e Bashkisë Durrës
  2. Kryetari i Bashkisë Shkodër
  3. Kryetari i Bashkisë Kukës
  4. Kryetari i Bashkisë Elbasan
  5. Kryetari i Bashkisë Korçë
  6. Kryetari i Bashkisë Berat
  7. Kryetari i Bashkisë Vlorë
  8. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
  9. Kryetarja e Bashkisë Klos
  10. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
  11. Kryetarja e Bashkisë Dimal
  12. Kryetari i Bashkisë Poliçan
  13. Kryetari i Bashkisë Patos
  14. Kryetari i Bashkisë Divjakë
  15. Kryetari i Bashkisë Selenicë
  16. Kryetari i Bashkisë Maliq
  17. Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
  18. Kryetari i Bashkisë Cërrik
  19. Kryetari i Bashkisë Belsh
  20. Kryetari i Bashkisë Libohovë

Takimi u zhvillua në Kuç dhe zgjati rreth 4 orë e 30 minuta, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte reforma territoriale dhe e ardhmja e bashkive që parashikohet të bashkohen. Euronews

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments