Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPërkeqësohet situata në rrugën Librazhd-Prrenjas, fundoset një pjesë e aksit! Ndalohet edhe...

Përkeqësohet situata në rrugën Librazhd-Prrenjas, fundoset një pjesë e aksit! Ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve

Përkeqësohet situata në rrugën Librazhd-Prrenjas, fundoset një pjesë e aksit! Ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.

Mësohet se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke.

Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor.

Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, ç`ka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Po ashtu, është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe është vendosur sinjalistika për rrezikun që paraqet ky segment rrugor.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments