Home Aktualiteti Përplasen dy helikopterët në Greqi, njëri prej tyre shpërthen në flakë

Përplasen dy helikopterët në Greqi, njëri prej tyre shpërthen në flakë

Screenshot

Janë publikuar pamjet nga momenti kur dy helikopterë u përplasën në ajër gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Psathës, në Greqi.

Sipas mediave greke, të dy helikopterët ishin ngritur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës dhe po merrnin pjesë në operacionet ajrore për shuarjen e zjarrit.

Informacionet e fundit bëjnë të ditur se ekuipazhi i njërit prej helikopterëve është gjallë dhe ka arritur të komunikojë me autoritetet, ndërsa për ekuipazhin e mjetit tjetër nuk ka ende të dhëna. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon.

Në të dy helikopterët pilotët janë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët e misionit janë grekë. Helikopterët ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili kishte nga dy persona në bord.

Në vendngjarje janë dërguar katër autoambulanca të shërbimit të urgjencës dhe një njësi e lëvizshme mjekësore.

@NewsIn.Al

Exit mobile version