Home Aktualiteti Përzuri Alfred Lelën nga Top Channel/ Berishës nuk i del e “keqja”...

Përzuri Alfred Lelën nga Top Channel/ Berishës nuk i del e “keqja” me Grida Dumën:

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Top Story”, ku një debat i tensionuar detyroi Grida Dumën që të largonte nga studio ish-kolegun e saj, Alfred Lelën.

Lidhur me këtë episod një ditë më parë “tërthorazi” reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët i është rikthyer sërish kësaj çështje.

Në të njëjtën linjë me atë të së premtes mbrëma, Berisha ka akuzuar Grida Dumën, ndonëse jo drejtpërdrejt, si dhe median duke e cilësuar të “kapur” nga Edi Rama.

Çfarë ndodhi të enjten? Studiot televizive të kontrolluara nga Edi Rama hapën emisionet televizive me djegien e pallatit, por jo për përgjegjësinë e atij që ndërtoi me fasadë kashtë, por përgjegjësinë e atyre që me firmën e tyre zhdukën çdo hapësirë për zjarrfikësit, jo për ata, por për opozitën, se opozita, thanë, nuk reagoi në një kohë kur ne jo vetëm kishim reaguar, por mbireaguar për të paktën me 10 deklarata nga selia, rrjetet sociale, nga salla e parlamentit”, tha Berisha.

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version