KreuAktualitetiPezullimi i Ballukut, nuk ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në….

Pezullimi i Ballukut, nuk ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në….

Çështja e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi Kolegji nuk pati unanimitet për kalimin apo jo në seancë, çështja ka kaluar në mbledhje gjyqtarësh, ku do të vendoset nëse ankimi i qeverise do të do të shqyrtohet në themel, ku një nga kërkesat e para që kërkon zgjidhje, është rrëzimi i masës së sigurisë të pezullimit të Belinda Ballukut.

Me firmë të Edi Ramës, qeveria çoi për apelim në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Katër janë kërkesat e qeverisë, që si fillim kërkon nga “Kushtetuesja” të ndajë se ku fillon e ku mbaron “pushteti i drejtësisë” nga njëra anë dhe “pavarësia e ekzekutivit” nga tjetra.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit