KreuAktualitetiProtesta e Berishës/ Flamur Noka “shpërthen”: Nuk e dimë se kur do...

Protesta e Berishës/ Flamur Noka “shpërthen”: Nuk e dimë se kur do mbarojë…

Protesta e Berishës/ Flamur Noka “shpërthen”: Nuk e dimë se kur do mbarojë…

Sot fillojmë. Se kur do të mbarojmë do t’ju themi ditën që do të rrëzohet ky narkoregjim dhe do t’i jepet vendit qeveria teknike”, thotë sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga selia blu.

 

Edhe pse u tregua hermetik për detajet e protestës, Noka tha se të gjithë skenarët janë të mundshëm.

”Të gjitha skenarët do të jenë të hapur. Do t’i diskutojmë dhe do të vendosim”. Ai theksoi se arsyet e protestës mbështeten në prova dhe fakte që ndodhen në duart e drejtësisë.

Noka përmendi dosjen e AKSHI-t, duke akuzuar qeverinë se ka funksionuar si një organizatë kriminale dhe plaçkitëse, ku të dhënat sensitive të shqiptarëve dhe tenderët publikë janë kontrolluar nga krimi i organizuar. Noka nënvizon se ekonomia dhe e ardhmja e vendit janë në rrezik dhe u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar.

 

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit