Home Aktualiteti Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë...

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë natën

Screenshot

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë natën

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora dhe Kosova, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.
Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjithashtu, protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, teksa të tjerët kanë hedhur tullumbace kuqezi në bulevard.
Në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.
Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

Pas fjalëve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, ndërkohë i bënin thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje.
Një nga protestuesit njoftoi se protesta mund te vazhdoje deri në oret e vona të mengjesit pasi diaspora ka vendosur ta “ gdhijmë” në shesh .

Exit mobile version