Tuesday, December 23, 2025
spot_img
HomeAktualitetiPse ke ardhur në protestë, Berisha do të përjashtojë nga PD? Përgjigjet...

Pse ke ardhur në protestë, Berisha do të përjashtojë nga PD? Përgjigjet Salianji…

Pse ke ardhur në protestë, Berisha do të përjashtojë nga PD? Përgjigjet Salianji…

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, nga protesta e PD para Kryeministrisë, tha se do të vijoi që të jetë pjesë e protestave të PD, pasi ai është pjesë e kësaj partie.

Në një prononcim për media nga protesta, Salianji tha se nuk e ka përjashtuar askush nga PD.

Dy skandalet e fundit të qeverisë, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për rrëzuar. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments