Home Aktualiteti Pushteti dhe Maska e Jim Carrey-t…Morali: Po erdhi në pushtet një I...

Pushteti dhe Maska e Jim Carrey-t…Morali: Po erdhi në pushtet një I KEQ, pasojat vetëkuptohen!

Pushteti dhe Maska e Jim Carrey-t…

Po më thoshte një ditë dikush, një frazë që e kam dëgjuar shumë herë: “Si u shndërrua ky ose kjo, sapo mori pak pushtet”.. Dua të argumentoj për pavërtetësinë e këtij komenti..

Në fakt, është e vërtetë që, në shumicën dërrmuese të rasteve, këta njerëzit që kryesisht iu vjen pushteti nga lidhjet politike, nisin vetëkënaqësinë si me shaka, pastaj fillojnë flasin me arrogancë, fillojnë ngrenë zërin, e trashin zërin, fillojnë dhe iu duken mendimet e veta si më të cmuarat midis të të tjerëve.. Nisin t’i mbrojnë me zell fillimisht këto mendime, dhe më pas madje, as nuk përpiqen t’i mbrojnë, por e kthejnë në ligj mendimin e tyre; nisin të krijojnë rrethin e tyre të ri, kryesisht me servilë dhe informatorë, ku zakonisht nuk ka asnjë filtër aftësie profesionale apo dedikimi në punë. E shumë aspekte të tjera, që të gjithë i dimë.
Këtu vijmë te “The Mask” e Jim Carrey-t; maska që ai gjeti, zbuloi që të jepte fuqi dhe pushtet mbi të tjerët, dhe kur e vendoste ai (Stanley) shndërrohej në një personazh fantastik, plot ngjyra e jetë; kur maskën e vendoste personazhi tjetër (Dorian), ai shndërrohej në një monstër që donte vetëm shkatërrim dhe para me pushtetin e tij.
Pra, një njeri i mirë në thelbin e tij, edhe me pushtet mbetet I NJËJTI, punon me modesti e përulje, dhe gëzon respektin e të tjerëve.. Pra, pushteti mund të shndërrojë vetëm atë që në thelb ka qenë i keq, i kompleksuar, ziliqar, intrigant e plot të tjera të zeza.
Morali: Po erdhi në pushtet një I KEQ, pasojat vetëkuptohen!e.z

Exit mobile version