Home Aktualiteti “ Puthja e perëndimit…”/ Selanik – Brunilda D.Avdo

“ Puthja e perëndimit…”/ Selanik – Brunilda D.Avdo

Puthja e perëndimit

Kur dielli përgatitet
për të puthur detin,
dhe puthjen ia rrëmben mali,
horizonti mbetet i heshtur,
duke ruajtur një dashuri
që nuk mund të thuhet me fjalë.

Dhe unë të kërkoj në atë dritë,
mes ngjyrës së artë dhe valëve,
sepse çdo perëndim më kujton ty,
një puthje të humbur
mes qiellit, detit dhe malit.

Brunilda Daniel Avdo

Selanik 2026

@NewsIn.Al

Exit mobile version