Home Aktualiteti Qëllohet me armë ndaj Top Channel në mesnatë, humb jetën roja

Qëllohet me armë ndaj Top Channel në mesnatë, humb jetën roja

Qëllohet me armë ndaj Top Channel në mesnatë, humb jetën roja

Rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Sulmi është drejtuar tek hyrja kryesore e Top Channel e cila kufizohet me rrugën.

Ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve. Një automjet është gjetur nga policia duke u djegur në autostradë. Dyshohet se u perket autorëve.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

@NewsIn.Al

Exit mobile version