QERSHIA – NË BOTËN E LETRAVE, GOETHE, ROBERT GRAVES (Vargje), A. ÇEHOV
Për qershinë është shkruajtur vazhdimisht dhe në të gjitha kohërat. Japonezët mendojnë se qershitë e tyre (lat. Prunus serrulata) që ata i quajnë sakura, lulëzojnë më bukur se gjthçka mbi dhè. Ata magjepsen, dehen, nga lulëzimi i bekuar i kësaj peme, madje kopshte qershish që lulëzojnë në gjthë bukurinë e vet, diaspora japoneze ka ndërtuar gjithandej nëpër botë, në Australi, në Amerikë, në Brazil, në Gjermani, në Kanada madje edhe në Turqi
Për qershinë kanë shkruajtur gjithë pasion, Jan Jacque Rousso tek, “Idili i qershive”; Oscar Wilde tek, “Portreti i Dorian Gray”; Robert Graves, “Koha e vjeljes së qershive”; Anton Çehov, “Kopshti i qershive” vënë në skenë edhe nga teatri i Korçës; etj.
Ne në Korçë, kemi një prej këngëve më të bukura të serenatës Korçare të titulluar,“Kur vjen behari, çel qershia” këngë kjo, që besoj se nuk ka korçar që të mos e dijë, etj.
*
“Shijen e qershive dhe të luleshtrydheve më mirë se kushdo, e njohin fëmijët dhe zogjtë, – ndaj pyetini ata.”
JOHANN WOLFGANG VON GOETHE
*
Një ndër poezitë më të bukura për këtë pemë të veçantë, është ajo e ROBERT GRAVES (1895 – 1985), poet, novelist, përkthyes, studiues, klasicist, një ndër helenistët dhe mitologët më të shuqar të të gjitha kohëve, me një jetë krijuese shumë të pasur, i njohur si poet i përkryer veçanërisht për periudhën e luftës së parë botërore, poezi kjo për qershinë që është shkruar më 1918,e cila më pas u shoqërua me melodi dhe sot këndohet me dëshirë gjithandej.
Më poshtë kam sjellë një shqipërimin tim të lirë (I.V.B.), bazuar tek vargjet e R. Graves.
Koha e Vjeljes së Qershisë
I
Qershitë e mbrëmjes jan’ më të pjekura,
se të mesditës në diell’ të mbledhura,
paçka se këto janë grumbulluar,
me fyell dhe duke kënduar.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
lëngu i tyre dhe ëmbëlsia,
t’i bëjnë buzët ngjyrë verë. (Refren)
Por,
kush i ha kur hëna del,
çmëndesh thua: ky si s’u vel!
Aroma e qershisë të deh,
si në përrallë ndjehesh shpejt.
II
Qershitë që mblidhen natën,
mbushur vesë, kur s’ka vapë,
kanë një lëng që të mrekullon,
ëmbëlsi që të freskon.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
lëngu i tyre dhe ëmbëlsia,
t’i bëjnë buzët ngjyrë verë.
Por,
kush i ha kur hëna ndriçon,
çmëndesh thua: ky si s’pushon!
Aroma e qershisë të deh,
Si në përrallë ndodhesh krejt.
III
Tani,
kur t’iu thërres që t’iu kënaq,
mblidhuni të gjithë sa kaq,
mureve të kopshtit hipur,
lagur vesës,
për qershi si të uritur.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
lëngu i tyre dhe ëmbëlsia,
t’i bëjnë buzët ngjyrë verë.
Por,
po t’i hash kur janë gjith’ vesë,
çmëndesh thua, le të ha,
pa le të vdes!
Aroma e qershisë të deh,
je në përrallë dhe më s’sheh.
I.V.B. ©
Ilustrimi: Robert Graves; A. Çehov – Kopshti i qershive; Teatri i Koçës – Kopshti i qershive.
@NewsIn.Al