Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, një nga banorët e Zvërnecit u shpreh se ata janë dakord që projekti të zhvillohet, por më parë prona duhet të kthehet te pronarët.
Ndërkaq Rama u shpreh se “prona është e shitur dhe është fat i banorëve që SPAK”-u po heton. Kryeministri tha se nëse gjykata i nxjerr këta banorë pronarë, paratë e ngrira të cilat bëhen para të shtetit, kthehen sërish nga shteti te pronarët.
Kryeplaku i Zvërnecit replikoi me kryeministrin duke u shprehur se “i kanë hequr titullin e pronësisë pa të drejtë”. Duke iu përgjigjur Rama tha se “unë të përgjigjem nga 2013-ta e këtej. Të më kishit zgjedhur më parë”.
“Nuk mund të bllokohet veprimtaria e shtetit derisa të gjendet e vërteta për çdo pronë. Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar të merret me këtë punë”, u shpreh ndër të tjera Rama.(TiranaNews)
@NewsIn.Al
