Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet…
Në orën 11:00 do të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Kjo mbledhje (me dyer të mbyllura) vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa nuk përjashtohet diskutimi i çështjeve të tjera me interes për pushtetin vendor.
Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë.
@NewsIn.Al
